“Vendi më i censuruar në botë”, ku bankomatet janë të panjohura dhe kartat Sim janë si “pluhur ari”
Eritrea përshkruhet si një nga shtetet më të shtypura në Afrikë, ku njerëzve u mungojnë liritë themelore politike dhe fetare pasi ka qenë një shtet me një parti i qeverisur nga Presidenti Isaias Afwerki pasi zyrtarisht fitoi pavarësinë nga Etiopia në 1993.
Qeveria ka ndaluar partitë e opozitës dhe mediat private vendase, ka burgosur kritikët dhe ka imponuar rekrutim ushtarak për të rinjtë, problem i cili ka detyruar qindra mijëra eritreanë të largohen nga vendi.
Kontrolli i qeverisë është i jashtëzakonshëm mbi jetën e njerëzve.
Kartat Sim janë si pluhur ari
EriTel në pronësi të shtetit është ofruesi i vetëm i shërbimeve të telekomunikacionit. Shërbimi që ai ofron është i keq dhe kontrollohet fort nga qeveria. Një raport i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit thotë se depërtimi i internetit në Eritrea është pak më shumë se 1%.
Qytetarët duhet të aplikojnë në administratën e qeverisjes vendore për të marrë një të tillë. Dhe edhe nëse merrni një kartë Sim, nuk mund ta përdorni për të hyrë në internet sepse nuk ka të dhëna celulare.
Njerëzit mund të tërheqin para vetëm në sportelet e bankave
Qeveria ka vendosur kufizime në sasinë e depozituesve të parave që mund të tërhiqen nga llogaritë e tyre bankare. Edhe nëse ata kanë miliona para Eritreane, në llogarinë e tyre, ata mund të tërheqin vetëm 330 dollarë në muaj.
Ekziston një përjashtim për dasma, të cilat zakonisht janë ceremoni të mëdha ku lejohet të tërheqësh më shumë se 330 dollarë por ende paratë në dorë janë shumë të pakta.
Nuk ka ATM në Eritrea
Shumica e banorëve ende nuk e dinë për ekzistencën e ATM. Vitin e kaluar Eritrea ka hapur kufijtë me Etiopinë dhe aty janë habitur kur kanë parë njerëz të tërheqin para nga bankomatet.
Qytetarët mendojnë se vendi ka vendosur kufizime për tërheqjen e parave të gatshme ”për të zhvilluar zakonin e njerëzve për të kursyer dhe për të frenuar inflacionin”, dhe për shkak se ”qeveria nuk i pëlqen veprimtaritë tregtare. Kështu që ata kufizojnë qarkullimin e parave”.
Ekziston vetëm një stacion televiziv lokal
Eri-Tv në pronësi të shtetit është i vetmi stacion televiziv me qendër në Eritrea. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e kanë përshkruar atë si “vendin më të censuruar në botë”, pas madje edhe Koreja e Veriut.
Shumë të rinj duan të emigrojnë
”Marrja e një pasaporte është si një ëndërr që bëhet realitet ”, shprehen të rinjtë e vendit. Të rinjve nuk u jepen pasaporta derisa të përfundojnë shërbimin e tyre kombëtar, i cili përfshin trajnime ushtarake, dhe më pas të marrin një letër në mbështetje të aplikimit të tyre nga zyrat e administratës së qeverisjes vendore. Por pas pasaportës të duhet një vize ku qeveria nuk e aprovon pasi nuk ka garanci se mund të kthehen përsëri.
Shumë të rinj dalin ilegalisht nga vendi edhe duke rrezikuar jetën e tyre. Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si një ndër vendet me më shumë refugjatë.
Madhësia e popullsisë së Eritreas është e paqartë sepse qeveria nuk ka kryer kurrë një regjistrim të popullsisë që nga pavarësia.
Kryeqyteti është i bukur
Diktatori fashist i Italisë Benito Mussolini dëshironte që Asmara të ishte “Piccolo Roma” në Afrikë, pasi ai planifikoi një Perandori të re Romake në vitet 1930.
Bulevardet me gjethe të qytetit dhe ndërtesat moderniste janë një kujtesë e së kaluarës së saj koloniale italiane. Unesco, e ka renditur Asmaran si një sit të trashëgimisë botërore, duke e përshkruar atë si një “shembull të jashtëzakonshëm të urbanizmit modern të hershëm në fillim të Shekullit 20 dhe zbatimin e tij në një kontekst afrikan”.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.