Vonesa e Brexit – May takim me Merkel dhe Macron
Kryeministrja britanike Theresa May, do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron ditën e sotme për të diskutuar për një vonesë të Brexit.
Nga ana tjetër ministrat e saj po mbajnë bisedime me opozitën në lidhje me krizën duke u përpjekur të thyejnë bllokimin në Londër. Largimi i Britanisë nga BE tashmë është vonuar një herë, por May po kërkon më shumë kohë. Ndërsa May do të mbërrijë në Berlin dhe Paris përpara një takimi të jashtëzakonshëm të BE në Bruksel ditën e mërkurë, ligjvënësit britanikë do të mbajnë një debat 90 minutash mbi propozimin për të vonuar datën e largimit të Britanisë së BE në 30 qershor nga 12 prilli.
Më shumë se një javë pasi Britania fillimisht duhej të ishte larguar nga BE, udhëheqësi më i dobët britanik në një gjeneratë paralajmëroi se Brexit nuk mund të ndodhë kurrë pasi ajo po lufton për të marrë një marrëveshje divorci të ratifikuar nga një parlament thellësisht i ndarë.
May ka nevojë për votat e opozitës në parlament për të marrë një marrëveshje të miratuar. Por kërkesat e opozitës përfshijnë mbajtjen e Britanisë në një bashkim doganor me BE, gjë që është e vështirë të pajtohet me dëshirën e May që Britania të ketë një politikë tregtare të pavarur. Raportet treguan se opozita dhe qeveria ende po diskutonin për një bashkim doganor, ashtu edhe idenë e mbajtjes së referendumit konfirmues për çdo marrëveshje që ata bien dakord.
“Unë e kam thënë shumë herë të tjera më parë, ne mund të jemi më shumë, shumë më ambiciozë në marrëdhëniet tona të ardhshme me Mbretërinë e Bashkuar” -tha kryeministri i BE-së Michel Barnier në një konferencë shtypi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.