WhatsApp lançon aplikacionin e pagesave në Indi. “Luftë të hapur” me Google dhe Alibaba
WhatsApp të Premten hyri në një betejë gjithnjë e më të tensionuar midis gjigantëve shumëkombësh si Google dhe Alibaba për një pjesë të tregut të pagesave dixhitale në Indi që po rritet me shpejtësi.
Firma në pronësi të Facebook tha se po fillonte Whatsapp Pay vetëm disa orë pasi iu dha leja nga rregullatori i pagesave të vendit. India është tregu më i madh i firmës mesazheve me rreth 400 milion përdorues.
Whatsapp Pay – e cila lejon njerëzit të dërgojnë dhe të marrin para përmes platformës së mesazheve – u lançua në Brazil në qershor, por u pezullua shpejt për shkak të kundërshtimeve të konkurrencës të ngritura nga banka qendrore. Autoritetet kanë treguar që atëherë se do të lejohet atje.
Shefi i Facebook Mark Zuckerberg tha në një deklaratë video që shoqëron nisjen në Indi se lëvizja do të rrisë “inovacionin” në pagesa.
Zuckerberg përshëndeti gjithashtu Ndërfaqen e Unifikuar të Pagesave të Indisë (UPI) e cila përdoret në vendin me 1.3 miliardë njerëz për të menaxhuar aplikacionet e pagesave, me më shumë se 140 banka indiane pje e rrjetit.
UPI përdoret gjithashtu nga Google Pay të Alphabet Inc, PhonePe i Walmart dhe Paytm i mbështetur nga Alibaba, të cilat dominojnë tregun e pagesave dixhitale në Indi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.