Xiaomi kalon Samsung dhe Apple/ Në Qershor, ka patur 17.1% të tregut botëror të smartfonëve
Prodhuesi kinez i smartfonave, Xiaomi, ka shitur më shumë telefona në Qershor se sa rivalët Samsung dhe Apple, sipas firmave hulumtuerse. Shitjet e Xiaomi u rritën me 26% gjatë muajit, duke i dhënë kompanisë një pjesë tregu prej 17.1% të totalit të telefonave të shitur në botë. Samsung dhe Apple kanë shitur 15.7% dhe 14.3% të totalit të telefonave për të njejtën periudh në mënyrë respektive.
Për tremujorin që përfundoi në Qershor, Xiaomi ishte prodhuesi i dytë më i madh i smartfonave matur nga dërgesat, duek lënë pas Samsung. Megjithatë, analistët shpjegojnë se trendi mund të jetë i përkohëshëm, pasi rritja e rasteve me Covid në Vietnam, ka ndërprerë me shumë gjasa prodhimin e Samsung në qershor, KJo ka sjellë një mungesë në pajisjet e disponeushme nga prodhuesi në korenë e Jugut.
Samusng ka deklaruar se pret që prodhimi të rikthehet në normalitet së shpejti. Analistët thonë se që prej goditjes së Huaëei, Xiaomi ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe agresive për të mbushur hendekun, duke zënë tregje të ish gjigantit kinez si Kina, Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Hulumtimet gjatë muajit treguan se Xiaomi ishte marka kryesore e telefonave në Europë për tremujorin e dytë, me 25% të tregut, ndërkohë që ka zënë dhe vendin kryesor në Indi. Edhe pse telefonat e Xiaomi synojnë tregun në masë, prodhuesi kinez po përpiqet të hyjë tek tregu premium, që mbizotërohet nga Samsung dhe Apple. Xiaomi prezantoi këtë vit Mi 11 Ultra, me një çmim që nis nga 928 dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.