Zgjedhjet në Gjermani – Boksieri shqiptar, Luan Krasniqi jep arsyet se përse e mbështet Angela Merkel. Rezultatet e sondazheve! (VIDEO)
Sot në Gjermani mbahen zgjedhjet parlamentare, ku kancelarja Merkel pritet të konfirmojë një mandat të katërt në drejtimin e qeverisë. Në zgjedhje marrin pjesë rreth 61.5 milionë persona.
Sipas sondazheve kryetarja e kristiandemokratëve CDU, njëherësh edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pritet të fitojë rreth 34 deri në 36% të votave.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndërmjet 21 dhe 22% të votave.
Zgjedhjet parlamentare gjermane nuk kanë mbetur edhe jashtë vëmendjes së personaliteteve me orgjinë shqiptare që jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre në Gjermani, raporton SCAN.
Konkretisht, boksieri i njohur Luan Krasniqi, në një prononcim ditën e djeshme ka dhënë arsyet e tij, përmes një videoje se përse e mbështet kancelaren Merkel: “E mbështes Angela Merkel sepse ajo jep besim, mban qetësi dhe gjithmonë jep 100%”.
Më poshtë gjeni prononcimin e boksierit Luan Krasniqit:
Osman Dedja/SCAN
Luan Krasniqi unterstützt Angela Merkel
Luan Krasniqi unterstützt Angela Merkel, "weil sie Vertrauen gibt, Ruhe bewahrt und immer 100 % gibt". ? www.unterstuetzt-merkel.de
Posted by CDU on Saturday, September 23, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.