Zgjerohet sufiçiti në Eurozonë – Llogaria korrente prek shifrën e 25.1 miliardë euro
Suficiti i llogarisë korrente në Eurozonë është zgjeruar ndjeshëm gjatë muajit Korrik të këtij viti, thonë të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka Qendrore Europiane.
Gjithsesi, të dhënat tregojnë se, në terma vjetorë, sufiçiti ka ruajtur të njëjtin trend. Sufiçiti i llogarisë korrente, në të 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët u rrit në 25.1 miliardë euro, nga 22.8 miliardë që ishte muajin paraardhës. Kjo rritje vjen pavarësisht zgjerimit të sufiçitit tregtar.
Në 12 muaj, sufiçiti është tkurrur kështu në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thotë Banka Qendrore Euopiane. Gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, kjo normë fiksohej në 3.5%.
Të dhënat konfirmojnë kështu pritshmëritë e institucionit me bazë në Frankfurt, për një ngushtim të hendekut gjatë këtij viti. Banka pret që, sufiçiti të zbresë në 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë këtij viti, dhe në 2.5% gjatë dy viteve të ardhshme.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.