Zhvillimi i bankingut virtual – Hong Kongu përgatitet për lojtarët e rinj, me të gjitha transaksionet online
Hong Kongu, një lider i vjetër global në banking dhe financë, po përgatitet për mbërritjen e bankave virtuale, që janë institucione financiare pa degë fizike, ku të gjithë transaksionet ndërmerren online. Autoritetet e mirëpresin rolin e Hong Kongut në teknologjinë financiare (fintech), pasi është pjesë e një ambicieje më të gjerë për të kthyer vendin në një qytet “smart, në një kohë të konkurrencës dixhitale në rajon dhe gjithë botën.
Regullatori financiar i Hong Kongut, publikoi udhëzime për bankat virtuale në muajin e kaluar, pas konsultave me aksionerë, përfshirë Shoqatën e Bankave të Hong Kongut. Kjo e fundit deklaroi se më shumë se 50 kompani kanë shprehur interes pë licensat. Platforma lokale e pagesave, Yedpay dhe bankat ndërkombëtare Standard Chartered, kanë bërë të ditur se kanë plane për të aplikuar për licenca, ndërkohë që operatori online i huadhënies WeLab, raportohet se po synon gjithashtu.
“Zhvillimi i bankave virtuale do të promovojë aplikimin e teknologjisë financiare dhe inovimin në Hong Kong, si dhe do të ofrojë një lloj të ri të eksperiencës së konsumatorëve”, deklaroi Shoqata e Bankave në Hong Kong. Mbërritja e lojtarëve të rinj në sistemin tejet të zhvilluar bankar të Hong Kongut, ka marrë vëmendjen e gjigantëve financiarë, si HSBC dhe Bank of China.
Bankat virtuale do të kërkohen që të kenë zyra fizike në Hong Kong, për të zhvilluar takime me shoqatën e bankave dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe ankesave të konsumatorëve, por nuk do të duhet të shpenzojnë shumë në godina dhe staf. Megjithatë, këto do të përballen me të njëjtat rregulla si bankat tradicionale, përfshirë kërkesat e ashpra të kapitalit, duke pasur pak hapësirë për të zhvilluar arbitrazh rregullator.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.