1.978 aksidente gjatë 2017-ës – Ulet numri në krahasim me 2016-ën, Tirana mban rekord
Numri i aksidenteve në vend ka pësuar ulje gjatë vitit të kaluar krahasuar me vitin 2016. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar në total 1.978 aksidente, shifër kjo që ka rënë me 2,7 % krahasuar me 2016-ën.
Po ashtu edhe muaji Dhjetor, që njihet si problematik në këtë drejtim, ka një rënie të numrit të aksidenteve me 28.6 %, krahasuar me Dhjetor 2016. Kështu muajin që lamë pas janë regjistruar në total 132 aksidente rrugore.
Numri i të aksidentuarve në Dhjetor 2017 është 170 persona, krahasuar me njëjtin muaj të 2016 është ulur 25,1 %. Gjatë vitit të kaluar 222 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve, ndërsa Tirana mban rekord për numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura gjatë gjithë vitit 2017-të.
Sipas shifrave të INSTAT, të plagosur gjatë muajit Dhjetor 2017 janë 154 persona, ndërsa gjatë gjithë vitit, numri i personave të plagosur nga aksidentet rrugore është 2.389.
Krahasuar me 2016-ën, numri i tyre është ulur 4,8 %. Në Dhjetor, aksidentet rrugore, në 81,8 % të numrin rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.