1 milion dollarë vetëm për të parë këto apartamente

Çmimet stratosferike të pasurive të patundshme nuk janë më risi në Hong Kong. Në një kompleks apartamentesh në Hong Kong, ‘vënia në derë e këmbëve’ kushton afër 1 milion dollar. Agjentët e pasurive të patundshme në qytet po u kërkojnë blerësve potencialë të grumbullojnë 7 milionë dollarë në Hong Kong (900,000 dollarë) për të parë një grumbull të ri të apartamenteve luksoze.
Ky është edhe shembulli më i fundit i rritjes marramendëse të çmimeve në tregun më të shtrenjtë të pronës në botë.
Kompleksi i ri ofron pamje gjithëpërfshirëse të Harbour Victoria në Hong Kong dhe ndodhet në afërsi të distriktit qendror të biznesit të qytetit. Ajo u ndërtua nga Sun Hung Kai Properties (SUHJF).
Agjentët e pasurive të patundshme thanë për CNN Money se depozita e madhe (e cila është e pakthyeshme) vlen për 10 apartamente luksoze në kompleks.
Blerësit e mundshëm në kompleksin e ri mendohet të jenë Victoria Habour. Mund të jenë të gatshëm për blerë së paku 2 apartamente dhe të vizitojnë për 90 minuta pjesën tjetër të kompleksit.
Një zëdhënës i Sun Hung Kai tha se marrëveshja për vizitën ishte “jo e pazakontë” për prona të tilla, të cilat i quajti “të rralla dhe me cilësi të lartë”.
Çmimet e shtëpive janë rritur me rreth 170% që nga ditët e errëta të krizës financiare botërore në vitin 2009, sipas të dhënave të Centaline.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.