1 milion euro për Vetting-un – Zyrat e papërfunduara, fonde shtesë për dy nga komisionet
Këshilli i Ministrave ka miratuar javës së shkuar një shtesë fondi prej 1 milionë eurosh për Komisionet e Vetting-ut. Bëhet fjalë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerët Publik, dy organet e vetting-ut që do të hetojnë apelimet gjyqtarëve e prokurorëve.
Shtesa prej 120 milionë lekësh i është dhënë Ministrisë së Drejtësisë për përballimin e shpenzimeve të paparashikuara për rikonstruksionin dhe përshtatjen e mjediseve ku do të ushtrojnë veprimtarinë Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerët Publikë. Kryeministria specifikon se ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.
Ndërsa janë zhvilluar dy seancat e para publike me gjyqtarët që i janë nënshtruar rivlerësimit, duket vetëm se 1 prej institucioneve të Vetting-ut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është kompletuar me zyra dhe ambientet përkatëse.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.