2020, rëndohet situata e gjyqësorit – KLGJ: Apeli administrativ ka likujduar vetëm 37% të dosjeve, stoku u rrit me 29%

Raporti i sapopublikuar i KLGJ mbi sistemin gjyqësor flet për përkeqësim të situatës së likujdimit të çështjeve, veçanërisht në gjykatën e Apelit Administrativ. Situata shfaqet po problematike në shkallët e para, ndërkohë që nisja e punës së Gjykatës së Lartë ka lehtrësuar disi stokun e prej mbi 35 mijë dosjesh që janë akumuluar tashmë në arkivat e saj. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë, ka ruajtur ritme të zgjidhjes së çështjeve në vlerat e gjykatave të apelit në vend, të cilat funksionojnë me kapacitete më të mëdha. Në total, Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 1478 çështje, nga një trupë e vetme gjyqësore duke urenditur në vendin e 7-të për sa i përket normës së efiçencës midis 38 gjykatave në vend.
Gjykatat për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë realizuar një performancë pozitive, duke menaxhuar mirë stokun e çështjeve të mbartura, ruajturnjë rendiment mesatar për gjyqtar dhekanëtregues të kënaqshëm të efiçencës.
Gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm, kanë evidentuar kryesisht një ulje të treguesve të efiçencës. Të gjitha gjykatat kanë pësuar rritje të çështjevetë mbartura. Kjo me përjashtim të disa gjykatave si ajo e apelit Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër të cilat kanë arritur rezultate pozitivekrahasuar me një vit më parë.
Gjykatat e shkallës së parë, juridiksioni i përgjithshëm kanë pasur një rendiment më të ulët pune krahasuar me vitin e kaluar.41% e këtyre gjykatave janë klasifikuar brenda nivelit standard të efiçencës sipas përcaktimeve të CEPEJ.
Ndërsa 59% e tyre, kanë rritje të backlog-ut në çështje civile, penale apo të të dy jave kategorive. Stoku i çështjeve të mbartura në fund të vitit 2020, ka pësuar një rritje prej 29% në krahasim me fundin e vitit 2019. Kjo rritje përbën një fakt shqetësues për sistemin gjyqësor. Gjykata Administrative e Apelit paraqet një nivel të ulët të efiçencës. Pavarësisht mungesave të papërfillshme, krahasuar me gjykatat e apelit në përgjithësi, me vetëm 1.5 gjyqtarë për të plotësuar organikën, ritmi i punës ka qenë i ngadaltë. Kjo solli edhe uljen e normës së likuidimit të çështjeve në nivelin 37% duke shpjeguar një kohësisht rritjen e backlog-ut dhe zgjatjen e afateve kohore të nevojshme për shqyrtimin e çështjeve.
Gjykatat administrative të shkallës së parë, sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë rezultuar me tregues efiçence të niveleve të ngjashme me vitin e mëparshëm. Kjo ecuri ka sjellë ulje të backlog-ut të çështjeve në disa prej tyre. Rritja e personelit gjyqësor ka sjellë njëkohësisht ulje të afateve mesatare të shqyrtimit të çështjeve gjyqësore.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.