25 prilli vendos fatin e Vetting-ut – Rama: Keni në dorë fatin e reformës në drejtësi, të vazhdojë me ne ose të zhbehet nga PD-LSI
Më 25 prill, më shumë se për gjithçka tjetër, shqiptarët do të vendosin për drejtësinë, nëse do vijohet me reformën që po shkarkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, apo ajo do varroset. Këto janë dy alternativat që Kryeministri Edi Rama I paraqiti votuesve, të cilët sipas tij, mund të zgjedhin të çojnë në fund reformën, ose të bashkohen në dëm të tyre me forcat opozitare që janë pozicionuar hapur kundër saj. Ai foli me tone mjaft të ashpra kundër dy Presidentëve, duke ju referuar Ilir Metëes dhe Sali Berishës, të cilët janë personat që tremben më shumë nga kjo reformë e që mbështesin gjyqtarët e prokurorët e shkarkuara nga Vetting-u, si dhe ata që janë ende në gjyqësor në pritje të shkarkimit.
Rama tha se mbështetja ndërkombëtare që gëzon mazhoranca nga partnerët ndërkombëtarë, nuk lidhet aspak me preference politike, po vetëm me reformën në drejtësi.
Gjatë prezantimit të programit për drejtësinë, Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, njoftoi largimin nga politika.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.