3 mënyra për të thjeshtuar qëllimet e karrierës tuaj

Kur të thjeshtoni qëllimet e karrierës suaj, do të ndiheni më të qetë e të lumtur. Një hulumtim i kryer nga “Work it daily” ka treguar se 47 për qind e pjesës punëtore, edhe pse ndihen të frustruar në ambientin e punës së tyre nuk kanë asnjë plan apo ide për lëvizjen e tyre të ardhshme. Nëse i dini shumë mirë qëllimet tuaja nuk do të ndiheni kurrë i pashpresë në lidhje me një pozicion pune por do të jeni të gatshëm të lëvizni që në momentin e parë që gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Këtu do të gjeni 3 mënyra për të thjeshtuar qëllimet e karrierës suaj.
- Fokusohuni një herë në muaj e mendoni për qëllimet tuaja reale
Të paktën njëherë në muaj duhet të mendoni specifikisht për atë çka doni të arrini në karrierën tuaj. Të stresoheni për atë çka do të ndodhë më pas nuk është zgjidhje, por të keni të qartë se ku doni të shkoni e kush doni të bëheni ju ndihmon për të arritur qëllimet tuaja. Krijoni një plan për atë çka doni të realizoni dhe filloni ta vini në zbatim.
Studimet në Amerikë kanë treguar, se amerikanët harxhojnë pothuajse një orë në ditë duke parë e duke pëlqyer postime në Facebook. Imagjinoni se çfarë do të arrinit nëse nëse vetëm disa minuta në ditë do t’i përkushtoheshit fitimit të njohurive të reja dhe ndërtimit të aftësive tuaja, lidhur me qëllimet e karrierës suaj.
- Vendosni se cilat aftësi doni të zhvilloni më tej
Në ditët e sotme ekziston një e vërtetë universale për sa i përket karrierës: “Aftësitë tuaja paguajnë faturat tuaja”, që do të thotë se është në dorën tuaj për të vendosur se cilat aftësi duhet të zhvilloni më tej e cilat duhet të mënjanoni paksa. Asnjë punë nuk është e përjetshme kështu që nëse dëshironi të jeni gjithmonë të aftë për tu punësuar duhet të rifreskoni herë pas here aftësitë tuaja për të parë se në çfarë niveli qëndroni, bazuar në tregun e punës.
- Ju merrni rezultate vetëm kur “një ditë” bëhet sot
Ashtu sikurse shtëpia bëhet e pastër vetëm kur e pastroni, edhe qëllimet e karrierës suaj do të bëhen më të qarta kur të filloni ti zbatoni. Mos prisni më gjatë por filloni që sot të vendosni se cilat janë qëllimet tuaja e ti vini në zbatim ato. Fillimisht sqaroni me veten tuaj se cilat janë aftësitë që doni të zhvilloni, më pas punoni për të zhvilluar këto aftësi dhe së fundmi, pasi ti keni zhvilluar këto aftësi, përpiquni të aftësoheni edhe në drejtime të tjera. Në këtë mënyrë CV juaj të jetë gjithmonë e më e plotësuar. Ndërkohë që eksperienca rritet, aftësitë zhvillohen njëkohësisht me të.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.