31 Tetori, “Dita Botërore e Qyteteve” – Ja cila është simbolika e kësaj date

Data 31 Tetor është përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Qyteteve.
Kjo ditë promovon në masë të madhe interesin e bashkësisë ndërkombëtare në urbanizimin global, të shtyjë përpara bashkëpunimin midis vendeve në përmbushjen e mundësive dhe adresimin e sfidave të urbanizimit, dhe kontributin në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.
Tema e përgjithshme e Ditës së Qyteteve Botërore është “Qyteti më i mirë”, “Jeta më e mirë”, ndërsa çdo vit një nën-temë tjetër përzgjidhet, për të nxitur sukseset e urbanizimit si dhe për të adresuar sfidat specifike që rezultojnë nga urbanizimi.
Këtë vit, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur temën “Qeverisja Inovative”, Qytetet e Hapura për të nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të urbanizimit si një burim i zhvillimit global dhe përfshirjes sociale.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.