347 punonjës për KQZ – Bie ndryshimi ligjor që i jep Kryeprokurorit kompetenca për hetimet e krimeve zgjedhore
Me shumë gjasa do të rrëzohet ndryshimi në Ligj që detyron Prokurorin e Përgjithshëm të bëjë transparencë mbi hetimet që lidhen me krimet zgjedhore, i diskutuar të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Ndryshimi është kërkuar nga opozita jashtëparlamentare në kuadrin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe i është propozuar Kuvendit nga Deputeti i mazhorancës Alket Hyseni, por të gjithë kanë shprehur rezerva ndaj tij. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, ai i Prokurorisë së Përgjithshme por edhe vetë deputetët thanë se ai bie ndesh me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që cenon pavarësinë e prokurorit të çështjes duke përfshirë Kryeprokurorin e Përgjithshëm.
Po të martën Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar edhe strukturën e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila do të ketë 347 punonjës me kohë të pjesshme për votimet e 25 prillit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.