36 mijë biznese drejt bankave – Përgjysmohen gjobat në rast se shkelen afatet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka vendosur të përgjysmojë gjobat për personat fizikë/ juridikë, si dhe organizatat jofitimprurëse me xhiro mbi 2 milionë lekë, që nuk përmbushin detyrimin për të hapur llogari bankare.
Propozimi është bërë nga kreu i komisionit Arben Ahmetaj, sipas të cilit, niveli i gjobave e përcaktuar në projektligj është shumë e ngarkuar. Kjo iniciativë prek rreth 36 mijë biznese.
Ministrja e Financave theksoi se ky ligj do ti shërbejë formalizimit të ekonomisë dhe reduktimit të parasë cash.
Sipas draftit, subjektet që regjistrohen rishtazi kanë afat 20 ditë, dhe ato që janë të regjistruara, duhet të hapin llogari bankare jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit. Në rastet e mospërmbushjes së këtij detyrimi nga ana e tatimpaguesve, parashikoheshin masa administrative nga 50-100 mijë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.