4 shenja që tregojnë se gjuha juaj e trupit po dërgon sinjale të gabuara

Në përgjithësi është më e lehtë të planifikoni pikërisht atë që do të thoni se sa të planifikoni se si do të qëndroni apo se si do t’i mbani duart tuaja apo akoma më keq se si do të jetë gjuha juaj e trupit.
Të gjitha këto gjëra janë kaq të vështira për t’u kontrolluar por është kaq e rëndësishme gjatë një prezantimi, fjalimi apo qoftë edhe kur bisedoni me dikë.
Më poshtë do të gjeni një sërë gabimesh që bëni çdo ditë me gjuhën tuaj të trupit, duke shmangur këto ju nuk do të dukeni më të pasigurt, nervoz, fajtor apo më pak tërheqës.
- Kur prekni vazhdimisht fytyrën apo flokët tuaja
Një agjent i FBI-së, i cili është dhe autor i një librit “Çfarë tregon çdo trup”, tha se kur filmoni një person nervoz dhe më pas përshpejtoni regjistrimin është e çuditshme se sa shpesh e prekin ata veten e tyre vetëm pse janë ën stres. Disa njerëz prekin fytyrën, disa të tjerë fshijnë ballin apo prekin flokët si një mënyrë për t’u përqendruar.
- Bëni lëvizje të vazhdueshme të duarve por jo të tepruara
Është e rëndësishme të lëvizni herë pas here në mënyrë që t’i tregoni audiencës apo personit që keni përballë se ju nuk jeni i ngrirë por mos u keqkuptoni të bësh lëvizje të herëpashershme nuk do të thotë të lëvizni papushim sa t’u merrni njerëzve mendjen.
- Mos e shmangni shikimin tuaj por as mos e mbani atë për shumë gjatë
Kontakti i syve mund të ndihmojë në lehtësimin e marrëdhënieve shoqërore dhe në rritjen e ndjeshmërisë ndërmjet njerëzve. Por sa është e mjaftueshme? Është i mjaftueshëm derisa të krijoni një lidhje emocionale me personin që keni përballë.
- Mos ecni shumë ngadalë apo me hapa shumë të vegjël
Edhe pse të ndryshosh mënyrën e të ecurit është shumë e vështirë, ja vlen të provohet. Mënyra të caktuara ecjesh si psh hapa të ngadaltë ku këmbët nuk shkëputen nga njëra tjetra apo ecja me një ritëm aspak normal shpesh janë konsideruar si shenja psikopatie. Kështu që në rast se mënyra juaj e të ecurit i ngjason këtyre dy shembujve bëni mirë të filloni të provoni mënyra të tjera.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.