5 gabime që njerëzit e zgjuar nuk i bëjnë dy herë

Të gjithë bëjnë gabime e kjo gjë tashmë dihet, por e rëndësishme është të mësojmë nga ato gabime. Ndonjëherë bëjmë herë pas here po të njëjtin gabim dhe dështojmë në përmirësimin tonë, duke mos e kuptuar se pse ndodh e gjithë kjo. Disa gabime janë kaq tunduese sa në një moment apo një tjetër të gjithë kemi rënë pre e tyre. Më poshtë do të gjeni 10 gabime të cilat të gjithë i bëjmë por njerëzit e zgjuar nuk i bëjnë më shumë se sa një herë.
- Të besosh në diçka apo te dikush që është shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Disa njerëz janë kaq tundues sa gjithçka që ata thonë apo bëjnë të shtyn që ti ndjekësh. Ata flasin pa pushim se si bizneset e tyre shkojnë kaq mirë, se si arrijnë të jenë kaq të pëlqyer, flasin për kontaktet që ata kanë dhe të gjitha mundësitë që mund t’ju ofrojnë. Është e vërtetë që ka mjaftueshëm njerëz të suksesshëm dhe që mund të përpiqen t’ju ndihmojnë por nëse jeni gënjyer njëherë nga diçka e tillë duhet të filloni të jeni më skeptik lidhur me këta njerëz. Ky është një gabim të cilin njerëzit e zgjuar nuk e bëjnë më shumë se njëherë.
- Bërja e të njëjtës gjë dhe pritja e një rezultati të ndryshëm
Ka disa njerëz që duken shumë të vendosur e thonë se dy plus dy bëjnë pesë, e vazhdojnë të këmbëngulin pa pushim. Njerëzit e zgjuar mjafton të përballen vetëm njëherë me këtë frustrim dhe nuk e bëjnë më këtë gabim. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se nëse doni një rezultat tjetër, do të duhet ti bëni gjërat ndryshe e jo të ngulni këmbë.
- Përpjekja për të ndryshuar dikë
E vetmja mënyrë që njerëzit të ndryshojnë është nëpërmjet dëshirës si dhe mundësive për të ndryshuar vetveten. Disa njerëz përpiqen të ndryshojnë njerëz me probleme duke u përpjekur për mirë por njerëzit e zgjuar e bëjnë vetëm një herë këtë gabim sepse më pas kuptojnë që ata nuk janë në gjendje të ndryshojnë askënd përveç vetes së tyre. Në vend të kësaj njerëzit e zgjuar e ndërtojnë jetën e tyre rreth njerëzve pozitiv e punojnë për të shmangur njerëzit problematikë.
- Luajtja e rolit të viktimës
Nëse do të hidhnim një sy nëpër media apo rrjete sociale, ajo çka do të vinim re janë njerëz të ndryshëm që luajnë rolin e viktimës. Ky është një gabim të cilin njerëzit e zgjuar nuk e bëjnë më shumë se një herë. Ata e kuptojnë shpejt se kjo është një formë manipulimi dhe se të gjitha përfitimet që ata do të merrnin do të ndalonin në momentin që njerëzit do të kuptonin se janë manipuluar.
- Përpjekja për ti lutur të gjithë
Pothuajse te gjithë njerëzit e bëjnë këtë gabim në një pikë të jetës së tyre por njerëzit zgjuar e kuptojnë shpejt dhe ndalojnë së bëri këtë gjë. Të gjithë e dimë se është e pamundur ti kënaqësh të gjithë dhe pavarësisht përpjekjeve që do të bëni do përfundoni të mërzisni vetëm veten tuaj.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.