5 kthesat e Qafë Thanës në riparim! ARRSH: Nuk pengohet qarkullimi (FOTO)

Në kuadër të projektit të Bankës Botërore kanë filluar punimet rehabilituese për riveshjen me asfalt abraziv në 5 kthesat e Qafë Thanës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet për riparimet e shtresës asfaltike vendosjen e sinjalistikës vertikave dhe horizontale guardrail, kanaleve kulluese bankinave po kryhen me të gjitha standardet, për ta bërë sa me të lehtë dhe të sigurt qarkullimin e mjeteve, sidomos gjatë periudhës së dimrit.
Sipas ARRSH, puna po ecën me ritme të larta duke mos penguar trafikun e mjeteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.