Projekti ‘Bogia’: Pagesë për të gjithë ata që shkojnë në punë me biçikletë

Transferim parash direkt në llogarinë tuaj rrjedhëse në fund të muajit nëse përdorni biçikletën. Kjo është ideja është e Zonës Perëndimore të Torinos dhe i njëmbëdhjetë Komunave që i përmbahen Paktit Territorial, të cilët kanë vendosur të fillojnë projektin “Bogia” (“lëviz” në dialektin piemontez) për t’i inkurajuar njerëzit ti lënë makinat e tyre në garazh. Ata që do t’i bashkohen kësaj iniciative do të mund të përftojnë 25 cent për çdo kilometër të realizuar me biçikletë.
Kush vendos të marrë pjesë duhet t’i përmbahet rregullave dhe duhet të sigurojë një pajisje që llogarit distancën e udhëtuar, e lidhur me një GPS kundër mashtrimit. Tarifa zbret për ata që përdorin biçikletën elektrike dhe për secilin anëtar ka një tavan ditor dhe mujor.
Komunat që i janë bashkuar kësaj nisme kanë lëshuar një tender prej 60,000 eurosh, të financuar nga Ministria e Mjedisit, për blerjen e biçikletave të palosshme, të kombinuara me një muaj transport publik falas. Një shtesë prej 15,000 eurosh është ende në dispozicion për të promovuar përdorimin e ‘e-bike’ (biçikletave elektrike). Për projektin Bogia, për momentin ka pak më shumë se 100,000 euro në dispozicion. Por më shumë para do të vijnë së shpejti nëse iniciativa do të ketë sukses. (tgcom24)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.