5 zakone që ju bëjnë të humbisni kohën pa e kuptuar

Koha është ndër asetet më të vlefshme dhe ne e humbasim atë gjithnjë pakuptuar. Orari i punës është ndër momentet që ne shpërdorojmë më së shumti kohën tonë, dhe kjo ndodh pikërisht kur ne gjejmë pak hapësirë dhe shfletojmë faqe në internet të cilat nuk janë produktive. Ose rasti tjetër kur përfitojmë nga rasti që shefi nuk është dhe fillojmë të bisedojmë me kolegët. Por janë disa zakone specifike të cilat na bëjnë të humbasim kohën pa e kuptuar fare, të cilat nëse është e mundur do të ishte mirë t’i evitonim.
- Ritualet
Ritualet e zyrës janë ato të cilat na bëjnë të humbasim më së shumti kohën. Edhe pse disa nga këto zakone janë produktive, disa të tjera nuk janë fare.
Duke qenë se ritualet nuk janë gjithmonë një humbje kohe rreziku këtu vjen nga mos kuptimi i shpenzimit të kohës tuaj.
Qeniet njerëzore kanë tendencë të harrojnë përsëritjet individuale të rutinave afat-gjatë, që do të thotë se ju po shpenzoni këtë kohë duke bërë rituale pa e kuptuar se çfarë po bëni.
Pushimet e shkurtra dhe leximi i lajmeve nuk janë gjëra të këqija me çdo kusht, por ato mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj.
- Shpërqendrimet
Shpërqendrimi është një nga shkaqet madhore të humbjes së kohës. Shumë njerëz i kuptojnë shpërqendrimet vetëm kur ato janë shumë të dukshme dhe të kapin syrin, por ato ndodhin në çdo moment dhe nga gjëra fare të vogla.
- Komunikimi
Komunikimi është i nevojshëm dhe efikas dhe në një botë ideale. Komunikuesit më efikasë mund të përdorin gjëra si emailet, takimet dhe thirrjet telefonike për të përmirësuar produktivitetin e tyre. Mirëpo, për shumicën prej nesh, komunikimi është ndër faktorët kryesorë që na bën të humbasim kohë. Sa herë keni pranuar një email të gjatë i cili përmbante shumë paragrafë duke shpjeguar një ide shumë të thjeshtë? Sa takime keni ndjekur të cilat nuk ka pasur nevojë t’i mbani? Kërkoni komunikim më efikas, dhe ju do të gjeni veten me më shumë kohë të cilën mund ta kaloni në mënyrë produktive.
- Marrja me prioritete të tjera
Le të themi se ju ia keni dalë të identifikoni dhe të mposhtni të gjitha këto gjëra. Ju po punoni me detyra të cilat duhet të përfundohen 100 për qind deri në fund të ditës , duke përjashtuar pushimet, të cilat janë të rëndësishme që të qëndroni produktivë. A jeni të sigurt se nuk po humbisni kohën duke bërë llojin e gabuar të punës? Nëse jo, ju keni një problem prioritetesh. Fatmirësisht, kjo mund të adresohet duke kategorizuar detyrat tuaja.
Produktiviteti fillon duke pranuar të vërtetat e vështira se ju me shumë gjasa shpenzoni kohë si të gjithë të tjerët. Sapo të kuptoni këtë, ju mund të identifikoni zonat kyçe të orarit të punës të cilat kërkojnë përmirësim dhe gradualisht t’i përmirësoni ato. Kjo nuk do të thotë se ju do të bëheni të përsosur në menaxhimin dhe shpenzimin e kohës, por askush nuk është, mjafton që ju t’i afroheni ideales, dhe kjo do të thotë kohë shtesë çdo javë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.