500 inspektime dhe kontrolle në të gjithë vendin – AKU asgjëson mbi 10 mijë kg produkte ushqimore
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë realizuar rreth 500 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, në zbatim të planit të punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas AKU gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 14 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit të dezinfektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 25 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Sipas njoftimit me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 10,266 kg produkte ushqimore ndërsa në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 260 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.