500 mln euro Eurobond – Shqipëria listohet në treg, ekspertët: Ja efektet në ekonomi
Të Hënën paradite Shqipëria është listuar në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit në vlerën e 500 milionë euro. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Por ekspertët e ekonomisë janë të ndarë në mendimet e tyre sa i përket efekteve që do të ketë ky mekanizëm në borxhin publik dhe investimet. Për Presidentin e UET, Adrian Civci, kjo hua do ti japë frymëmarrje ekonomisë.
Ndërsa eksperti Zef Preçi, në një intervistë për TV SCAN, thekson se marrja e kësaj huaje tregon se ekonomia shqiptare nuk po performon siç duhet dhe qeveria nuk ka rrugëdalje tjetër.
Kjo është hera e tretë që Shqipëria emeton eurobond, për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe procedurat pritet të mbyllen brenda muajit Tetor. Sipas parashikimeve, Shqipëria ka mundësi që të pozicionohet më mirë se në vitin 2015 në tregun ndërkombëtar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.