Mashtrim me skemën e TVSH – Në pranga 5 persona, 350 mln lekë dëm financiar në buxhet
Në vijim të operacionit policor të koduar “TVSH”, arrestohen 5 persona të cilët përmes abuzimeve i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm financiar prej 350 mln lekësh. Sipas policisë së Tiranës, shtetasit E.Z, G.C, F. Z, X.K dhe Y.M, kishin krijuar një skemë mashtrimi përmes 6 firmave fiktive me nipte shëtitës , në Tiranë, me qellim shmangien e pagesave të Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimfitimin.
Pas arrestimit të 5 personave, policia ka shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë, të cilët rezultojnë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
Sipas forcave blu të kryeqytetit materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë , Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprat penale “fshehje të ardhurash”, “mospagim i taksave dhe tatimeve”, “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “falsifikimi i vulvae , stampave dhe formularëve.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.