6 artikujt që mund t’i blini më lirë gjatë muajit shtator

Muaji shtator është konsideruar gjithmonë si muaji i fillimeve të reja. Madje në këtë muaj ju mund të bëni edhe blerje të zgjuara me fare pak para. Ekzistojnë disa produkte të cilat janë tepër të leverdishme nëse i blini gjatë këtij muaji. Hidhini një sy listës me 6 produktet më të mira që mund t’i blini fare lirë gjatë këtij muaji.
- Pajisje elektroshtëpiake
Shtatori është konsideruar si muaji më i mirë për të blerë pajisje të mëdha të tilla si tharëse, sobë, lavapjatë etj. Modelet e reja të vitit të ardhshëm do të vijnë së shpejti në dyqan dhe shitësit janë të etur të heqin stoqet më të vjetra. Nëse ju nevojiten këto lloj pajisjesh muaji shtator është muaji ideal për blerjen e tyre.
- Bimët
Bimët dhe lulet verore mund t’i merrni me çmim më të ulët gjatë këtij muaji për shkak se në këtë muaji fillojnë të pëlqehen lulet e stinës. Por nëse jeni të apasionuar pas luleve dhe bimëve dhe dëshironi të keni një kopësht të mbushur plot me to, bëjini këto blerje në muajin shtator.
- Xhinse
Shtatori është muaji i sezonit të ri dhe të gjithë blejnë rroba të reja. Xhinset janë ndër veshjet më të kërkuara e të përdorshme ndaj dhe zhvlerësimi i tyre bëhet menjëherë sapo produktet e koleksioneve të reja vijnë nëpër dyqane. Shpesh i njëjti produkt nga ana vizuale ndryshon në çmim vetëm se mban etiketimin si pjesë e koleksionit të ri. Mos u gënjeni nga ky fakt, blerjet më të mira janë ato të muajit shtator të koleksionit të kaluar.
- Bileta avioni
Muaji Shtator premton çmime të ulëta për pushimet dimërore. Ndaj nëse mendoni të bëni pushime dimërore prenotimi i tyre në muajin shtator është një zgjidhje ideale. Ju do të përfitoni pushimet më të mira me çmimin më të lirë.
- Makina
Ashtu sikurse ndodh me pjesën tjetër të produkteve edhe për makinat tregu funksionon njësoj. Në momentin që dalin modelet e reja ato të vjetrat zhvlerësohen sa hap e mbyll sytë. Edhe nëse jeni të apasionuar pas makinave e doni t’i blini ato menjëherë pasi dalin në treg përmbahuni pas një periudhë shumë të shkurtër kohore ju do të merrni pot ë njëjtën makinë por me shumë më pak lekë.
- Bicikleta
Modelet e reja të biçikletave gjithmonë dalin në shtator kështu që për biçikletat e modelit të vjetër çmimet fillojnë të bien dhe ju mund të merrni biçikletën që keni dëshiruar gjatë muajit gusht por thjesht më lirë. Përdoruesit e biçikletave e dinë tashmë këtë marifet por nëse jeni fillestar në tregun e biçikletave kijeni parasysh këtë këshillë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.