“6 katësh” social në Delvinë – Enti Kombëtar i Banesave shpall tenderin me fond 77 milionë lekë
Enti Kombëtar i Banesave ka shpallur tenderin për ndërtimin e një banese sociale në Delvinë. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 77.1 milionë lekë.
Banesa, sipas detajeve të tenderit, do të ketë 6 kate dhe do të ekzekutohet brenda një afati kohor prej 16 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.