Shpallet tenderi/ Si do të transformohet liqeni i Farkës? Që nga ballkoni panoramik, e deri te krijimi i moleve
Bashkia Tiranë ka shpallur tenderin për zhvillimin e një zone rekreative në parkun e liqenit të Farkës. Fondi i vënë në dispozicion është 25 milionë lekë.
“Veç ekonomive përreth, do të mund të përfitojnë edhe operatorët turistikë të cilët do të kenë një ofertë më të pasuruar për turistët duke krijuar në këtë mënyrë një zinxhir zhvillimi që do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të qytetit pas pasojave të lëna nga tërmeti dhe pandemia. Parashikohet pas vitit të parë të investimit që do të ketë një rritje me të paktën 30 % të frekuentuesve” specifikohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.
Projekti parashikon pika infopoint, ndërtim të çezmave publike, të tendave për piknik, stolave dhe tavolinave, ballkon panoramik, 2 mole, etj.
Projekti do të manifestohet brenda një afati 8 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.