7 parime edukimi që prindërit duhet të mbajnë shënim për fëmijët e tyre

Sipas gojëdhënave dhe atyre që kemi dëgjuar, fëmijët në familjet mbretërore, flenë mbi jastëk mëndafshi, hanë në pjata të florinjta si dhe e kalojnë të gjithë ditën duke u argëtuar.
Por BrightSide, ka marrë një vështrim më të gjerë për të parë se si rritet princi dhe princesha më e famshme, George dhe Charlotte, fëmijët e Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit.
- Një titull nuk është një arsye për të bërë një jetesë parazitare
Në familjen e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, ka vetëm një babysitter që i ndihmon ata me fëmijët. Të gjitha detyrat të cilat lidhen me ushqimin, larjen apo shëtitjen e fëmijëve bëhen nga prindërit. Për më tepër William shkon në punë si një pilot për urgjencat mjekësore dhe fëmijët janë të vetëdijshëm për këtë gjë.
- Respektoni punën e njerëzve të tjerë
Nipërit e Mbretëreshës Elizabetë kuptojnë që në moshë shumë të hershme që puna e një personi duhet vlerësuar, nuk ka rëndësi nëse është darka e përgatitur nga nëna apo pastrimi i shtëpisë nga mirëmbajtësit e saj. Kjo është dhe arsyeja pse George dhe Charlotte e dinë se nuk duhet t’i lënë në mes ushqimet e tyre si dhe duhet t’i marrin ti cojnë në vend rrobat e tyre të shpërndara.
- Familja është prioriteti numër 1 në jetë
Edhe tani, George 4-vjeçar kujdeset për motrën e tij të vogël, dhe dukeshës thotë se po bëhen miq më të mirë. Edhe në moshën e tyre të re, fëmijët e njohin historinë e familjes së tyre dhe shpesh vizitojnë varrin e gjyshes së tyre, Princeshës Diana.
Kate dhe William gjithashtu përpiqen të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fëmijët e tyre. George, për shembull, pëlqen të bisedojë për gjithçka me babanë e tij, dhe Charlotte pëlqen të gatuajë së bashku me nënën e saj.
Kur të ha darkë, fëmijët rrinë së bashku me të rriturit, pavarësisht traditave para-ekzistuese
- Të gjithë kanë të drejtë të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre
Përkundër traditës së sjelljes së njerëzve “të përmbajtur” në familjen mbretërore, Kate dhe William zhvillojnë në mënyrë aktive intelektin emocional në fëmijët e tyre.
“Duke parë fëmijët që komunikojnë me njëri-tjetrin në shkollë, e kuptoj se jetojmë në një kohë absolutisht të ndryshme. Ne jemi duke u zëvendësuar nga gjeneratat që nuk kanë frikë të deklarojnë gjëra që me të vërtetë shqetësohen ata,” thotë Princi William.
- Edukimi vjen i pari
Leximi i librave është një aktivitet i preferuar i Princi George dhe Princesha Charlotte. Kate shumë shpesh i çon fëmijët në ekspozita dhe muzeume. Muzeu i tyre i preferuar është Muzeu i Historisë Natyrore në Londër. “Fëmijët duan të vijnë shumë këtu, dhe më besoni, kjo nuk është vetëm për shkak të dinozaurëve”, thotë dukesha.
- Tabletat dhe kompjuterat janë lodra për të rriturit
George dhe Charlotte shpenzojnë shumë kohë jashtë duke luajtur me biçikletë dhe duke kërcyer në pellgje. Ata janë shumë të kufizuar kur përdorin pajisje elektronike. Kate dhe William mendojnë se këto lodra janë më të përshtatshme për moshat më të vjetra, ndërsa topa, kërcime dhe lojëra në natyrë janë ndihmësit më të mirë në zhvillimin e fantazisë dhe imagjinatës.
- Ndëshkimet fizike janë rreptësisht të ndaluara
Pa marrë parasysh se sa keq sillen fëmijët, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kurrë nuk përdorin dënime fizike. Prindërit përdorin metoda të tjera për të ndikuar te fëmijët e tyre. Nëse Xhorxh thotë një gënjeshtër, nëna e tij gjen menjëherë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e fëmijës, për shembull, duke kënduar me zë të lartë. Dhe ndonjëherë ajo vetë bie në dysheme dhe fillon të bërtasë. Zakonisht funksionon dhe fëmijët qetësohen.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.