7 rregulla të thjeshta për të qenë një udhëtar i mirë
Ka disa këshilla specifike për udhëtarët dhe për mënyrën se si duhet të silleni në destinacionin ku shkoni. Më poshtë do të gjeni një manual me 7 rregulla të cilat do t’ju tregojnë se si të jeni një udhëtar i mirë e do t’ju ndihmojnë të mos keni probleme gjatë udhëtimit.
- Bëhuni të bukur ( për të gjithë)
Nëse keni pasur një ditë të ngarkuar, jeni të lodhur nga udhëtimi apo keni kaluar një ditë shumë të keqe, përpiquni që mos të transmetoni stresin tuaj tek njerëzit që keni afër. Harrojeni mënyrën se si shkoi dita juaj dhe përpiquni që të bëheni sa më të bukur në mënyrë që të shijoni mbrëmjen e në destinacionit që keni shkuar. Mundohuni të jeni të mirë me këdo që hasni, duke filluar nga kamarieri e deri tek shitësit ambulant.
- Lërini kafshët vetëm
Do të shikoni kafshë në çdo udhëtim që do të ndërmerrni por mundohuni ti vëzhgoni ato pa i shqetësuar, veçanërisht nëse i vizitoni ato në habitatin e tyre natyror. Ky rregull zbatohet edhe në kopshtin zoologjik.
- Përpiquni të keni durim
Njerëzit në radhë para jush mund të ecin shumë ngadalë në linjën e sigurimit të aeroportit, kjo gjë mund t’ju bëj të humbisni durimin. Merrni frymë. Mundohuni të kujtoni që ju jeni me fat që po merrni këtë udhëtim sepse po shkoni për të pushuar. Kujtoni gjithmonë që psherëtimat, zemërimi, humbja e durimit nuk do t’ju ndihmojnë të shkoni askund.
4.Vishuni në mënyrë të përshtatshme
Kujtoni gjithmonë se ku po shkoni dhe cila veshje duhet të jetë e përshtatshme për destinacionin që ju keni zgjedhur. Ndodh që në shumë vende që do të udhëtoni veshja juaj të jetë më modeste se normalja. Përshtatshmëria e veshjes duhet të përputhet gjithmonë më destinacionin.
- Bëhuni tolerant
Një nga pjesët më të mira të udhëtimit është se do të takoni njerëz të ndryshëm nga ju. Mos gjykoni kur ju mund të keni shansin që të bashkëveproni me njerëz që kanë vlera, këndvështrime ose një mënyrë jetese ndryshe nga ju. Shikojeni këtë si një shans mësimi dhe jo si mundësi për të debatuar.
- Merrni informacion për destinacionin që do të shkoni
Gjithmonë përpara se të keni një udhëtim përpiquni që të bëni disa kërkime të shpejta me mënyrën se si duhet të silleni në situata të caktuara sociale. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më të rehatshëm dhe komodë.
- Mësoni disa fraza bazë në gjuhën lokale
Nëse jeni duke udhëtuar diku ku nuk e dini gjuhën lokale të atij vendi, përpiquni që të mësoni frazat themelore në gjuhën lokale. Kjo është shumë me e sjellshme sesa të shkoni tek dikush dhe të filloni një bisedë në një gjuhë që ata nuk e kuptojnë e jo më ta flasin me ju.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.