800 mijë euro grante per SME-të – Deputetët, kundër: Cënohet konkurrueshmëria e bizneseve!

Një fond prej rreth 800 mijë eurosh është vendosur në dispozicion gjatë këtij viti në formë grantesh për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me qëllim zbatimin e programeve që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë.
Projektligji që përcakton politikat në ndihmë të SME-ve është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku dhe ka patur kundërshti nga ana e deputetëve, të cilët janë shprehur se grantet që do të jepen mund të bien në kundërshtim me konkurrueshërinë.
Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, ZV. Ministri i Financave ka sqaruar se do të ketë kriteret që të mos cënohet konkurrueshmëria.
Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) përbëjnë 99.8% të të gjitha ndërmarrjeve, 81.6% të punësimit total dhe 72.4% të vlerës së shtuar. Për mbështetjen e tyre krijohet krijohet fondi për zhvillimin e ndërmarrjeve i cili administrohet nga AIDA.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.