850 mijë Franga për idetë e reja – 36 projekte fituese për forcimin e demokracisë vendore dhe qeverisjen
850 mijë franga ka vënë në dispozicion qeveria zvicerane për 36 projektet fituese te lancuara nga Lëviz Albania në kuadër të programit për forcimin e demokracisë vendore dhe përmirësimit te qeverisjes vendore.
Kjo është hera e pestë që lancohen projektet fituese. Zv/ ambasadori Zviceran në Shqipëri, Philipp Keller inkurajoi idetë të reja për të zgjidhur problemet më të cilat po hasen individët.
Projekti është instrument i shtetit Zviceran për të rritur transparencën në pushtetin vendor dhe aktivizimin e qytetarëve.
Për thirrjen e fundit për përfitimin e granteve janë bërë 264 aplikime nga individë dhe shoqëria civile përmes paraqitjes së projekteve të ndryshme.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.