993 milion lekë për rindërtim në Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë – Këshilli i Ministrave miraton fondin
Nëpërmjet një njoftimi të Publikuar në Fletoren zyrtare është bërë me dije se në bazë të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave ka vendosur:
- Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 993 601 000 (nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e një mijë) lekë, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ato individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në bashkitë Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë, sipas detajimit të mëposhtëm:
- a) Bashkisë Krujë i transferohet fondi, në masën89 100 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë;
- b) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 541 801 000 (pesëqind e dyzet e një milionë e tetëqind e një mijë) lekë;
- c) Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi, në masën 362 700 000 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind mijë) lekë.
- Efekti financiar sipas pikës 1, që i transferohet bashkive Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë në formën e transfertës së pakushtëzuar, do të përballohet:
2.1. Në masën 216 000 000 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, përkatësisht, për:
- a) Bashkinë Krujë në masën 89 100 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë;
- b) Bashkinë Durrës në masën 126 900 000 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e nëntëqind mijë) lekë;
2.2. Në masën 777 601 000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e një mijë) lekë, përkatësisht, për:
- a) Bashkinë Durrës në masën 414 901 000 (katërqind e katërmbëdhjetë milionë e nëntëqind e një mijë) lekë;
- b) Bashkinë Rrogozhinë në masën 362 700 000 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind mijë) lekë, nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë, bazuar në rakordimin mes ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë qëllim.
- Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.