A do të ndryshojë moti ditën e enjte?! – SHMU informon mbi situatën e kushteve atmosferike
Shërbimi Meteorologjik ushtarak ka përditësuar parashikimin e motit për nesër sipas së cilit dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqëndrueshme ndërsa moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore në veri dhe lindje te territorit.
Sipas njoftimit përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri. Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek ndërsa valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 12°C deri në 25°C
- zonat e ulëta 17°C deri në 30°C
- zonat bregdetare 15°C deri në 28°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.