A e dini se edhe në mal bën më vapë? Këshilla për frekuentuesit e malit apo fshatit
Pushimet verore nuk janë vetëm det edhe plazh. Disa persona cilësohen si “kundërvajtje”, pasi zgjedhin malin edhe fshatin për të kaluar ditët e pushimit. Larg luksit të hoteleve, ata zgjedhin të hanë ushqime bio në fshat, “bukë djathë e domate” apo edhe të bëjnë hiking (ngjitje) në mal.
keni menduar të kaloni pushimet në mal? Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla për frekuentuesit e malit apo edhe fshatit, si më poshtë:
1.Në çdo 1000 m lartësi mbi nivelin e detit sasia e rrezeve ultraviolet shtohet me
11-12%, ose për çdo 300 m rritet me 4%. Rrezatimi diellor në male është shumë
më intensive se në det.
2.Në fshat dhe në mal gjatë verës, mund të hasen insekte të ndryshme, mushkonja,
bletë, grerëza, gjarpërinj, etj që shkaktojnë pickime apo kafshime të dhimbshme,
por në ndonjë rast japin edhe alergji deri nganjëherë reaksione shumë serioze.
3.Është e rëndësishme për të patur me vete medikamente të urgjencës.
4.Pini rregullisht ujë dhe në sasi të mjaftueshme, të paktën 2 litra në ditë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.