Agjencia e Kadastrës, qeveria miraton rregullat e mbledhjeve dhe masat e shpërblimit
Qeveria ka përcaktuar rregullat e funksionimit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe masën e shpërblimit për veprimtarinë e anëtarëve të saj.
Si rregull Këshilli Drejtues duhet të mblidhet, çdo muaj, si dhe sa herë që kërkohet nga drejtori i Përgjithshëm i ASHK-së, sipas nevojave të Agjencisë.
Sa i përket shpërblimit për veprimtarinë e anëtarëve kryetari i Këshillit Drejtues merr shpërblim mujor në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë ndërsa anëtarët e Këshillit Drejtues marrin shpërblim mujor në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë). Anëtarët e sekretariatit teknik të këshillit drejtues marrin shpërblim mujor në masën 5000 (pesë mijë) lekë.Shpenzimet për shpërblimin e kryetarit, të anëtarëve dhe të sekretariatit teknik të këshillit drejtues, të cilat vërtetohen kundrejt dokumentit të pjesëmarrjes në mbledhje, përballohen nga buxheti i ASHK-së.
Elefteria Zguri/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.