Agropika edhe në Lushnje – Peleshi: Instrument i rëndësishëm për skemat mbështetëse nën parimin ‘0 dokumenta’

Pas Durrësit, Fierit, Korçës dhe Vlorës, edhe qyteti i Lushnjës ka tashmë një sportel unik për shërbimin e fermerëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, kjo dritare përveç shërbimit ndaj fermerëve, do të shërbejnë edhe si një instrument për aplikimin në skemat mbështetëse të cilat do të hapen së shpejti.
Po ashtu, Peleshi shkruan më tej se do të shërbejnë edhe si hallka të rëndësishme për të shtuar kapacitetet përthithëse të programit IPARD II.
“Agropika e Lushnjës ashtu si ato të Durrësit, Fierit, Korcës dhe Vlorës, dritare unike moderne për shërbimin ndaj fermerit. Një instrument i ri i cili do të shërbejë edhe për aplikimin në skemat mbështetëse kombëtare që do të çelen shumë shpejt, tashmë nën parimin “0 dokumenta”. Patjetër që këto pika shërbimi për fermerin do të jenë edhe një hallkë e rëndësishme për të shtuar kapacitetet përthithëse të programit IPARD II prej 94 milion euro.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.