Aksi rrugor Palasë–Dhërmi – ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kantierin e punimeve Palasë–Dhërmi realizimi fizik ka arritur në masën 39.5% të vlerës së kontratës.
Sipas njoftimit kanë përfunduar punimet për:
– gërmimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 2.7 km
– të gjitha veprat e artit tombino dhe Box të parashikuara në projekt
ARRSH informon se aktualisht po kryhen punime për mbushjen e bazamentit të rrugës dhe realizimin e shtresës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.