“Ndihma ekonomike, larg minimumit jetik” – Studimi i ri i AP: Çdo personi i duhen 18.000 lekë/muaj. Debate në Komisionin e Shëndetësisë

Pavarësisht se projektbuxheti i vitit që vjen parashikon rritjen e ndihmës ekonomike, masa e saj është shumë larg garantimit të minimumit jetik.
Gjatë një seance dëgjimore, në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca tha se në bazë të studimit më të fundit të kryer nga institucionin që ajo drejton një personi i duhen minimalisht 18 mijë lekë në muaj për të jetuar.
Adresimi i kësaj çështjeje ngjalli debate midis deputetëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Paralelisht, Ballanca e vuri theksin te moszbatimi i ligjit “Për sëmundjet infektive”, në drejtim të shpenzimeve për personat që preken nga COVID-19.
Komisioni diskutoi edhe nen për nen pr.ligjin për buxhetin e vitit që vjen, ndërkohë që rekomandimet përkatëse do t’i dërgohen komisionit të ekonomisë dhe financave.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.