Aksidentet/ Dëmet biologjike, dhjetëra mijëra euro – Si do të llogariten nga kompanitë e sigurimeve dëmshpërblimet biologjike, morale dhe ekzistenciale
Është publikuar në Fletoren Zyrtare formula përfundimtare e llogaritjes së dëmeve ekzistenciale dhe morale që do përdoret nga kompanitë e sigurimeve për dëmshpërblimin e të cënuarve nga aksidentet bazuar në ligjin e ri për këtë sector i cili ka hyrë në fuqi verën e këtij viti.
Sipas formulës së re, përllogaritja e dëmit moral me pasojë paaftësinë e përhershme për punë, përllogaritet në varësi të shkallës së paaftësisë si vijon: – deri në 30% paaftësi, pala e dëmtuar do të përfitojë ¾ e demit biologjik; – mbi 30% deri në 45%, pala e dëmtuar do të përfitojë 4/5 e dëmit biologjik; – mbi 45% deri në 60%, pala e dëmtuar do të përfitojë sa vlera e dëmit biologjik; – mbi 60% deri në 75%, pala e dëmtuar do të përfitojë 5/4 e dëmit biologjik; – ndërsa mbi 75% pala e dëmtuar do të përfitojë 3/2 e dëmit biologjik.
Sa I përket dëmit ekzistencial, vlera e tij për çdo person të dëmtuar, me pasojë paaftësi të përhershme për punë, përllogaritet në varësi të shkallës së paaftësisë, si vijon: – deri në 30% paaftësi, pala e dëmtuar do të përfitojë ¾ e dëmit biologjik; – mbi 30% deri në 45%, pala e dëmtuar do të përfitojë 4/5 e dëmit biologjik; – mbi 45% deri në 60%, pala e dëmtuar do të përfitojë sa vlera e dëmit biologjik; – nga 60% deri në 75%, pala e dëmtuar do të përfitojë 5/4 e dëmit biologjik; – ndërsa mbi 75% pala e dëmtuar do të përfitojë 3/2 e dëmit biologjik.
Ligji I ri për sigurimet përcakton se vlera e dëmit biologjik për çdo person të dëmtuar do të jetë jo më shumë se 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë për çdo 10% të shkallës së paaftësisë së përhershme, të pjesshme ose të plotë. Ndërkohë, shuma e përfitimit e parashikuar në këtë pikë duhet të bazohet në moshën dhe shkallën e paaftësisë së të dëmtuarit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.