AKU kryen 1850 kontrolle zyrtare për periudhën 6-12 dhjetor/ Cilat janë masat administrative të ndërmarra?!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka publikuar raportin e veprimtarive të kryera gjatë periudhës 06-12 dhjetor. Në raport vërehej se:
- Janë realizuar 1850 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;
- Ndër të cilat në terren janë: 357 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 158 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 151 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 253 tregues analitik, nga të cilat 1 ka rezultuar jokonform;
- Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1305 ngarkesa me produkte ushqimore, duke marrë 58 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;
- Janë vendosur:
- 151 masa administrative “Paralajmërim”;
- 8 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,260,000 lekë;
- masë administrative “bllokim produkti” për 2.63 ton ( mish si dhe produkte të ndryshme ushqimore,etj)
- masë administrative “asgjësim produkti” për 169.106 ton (pije freskuese, pije alkoolike, mish nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi dhe produkte të tjera ushqimore etj).
Ndër të tjera janë adresuar 10 kërkesa për notifikimin e 154 etiketave, pas shqyrtimit për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 134 etiketa, ndërsa 20 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.