Altmaier në vend të Schaeuble – Shefi i kabinetit të Merkel në krye të financave përpara 24 tetorit
Shefi i kabinetit i kancelares gjermane, Angela Merkel, do të jetë përkohësisht ministri i financave të Gjermanisë, pasi Wolfgang Schaeuble të lërë postin e tij, thonë burime shumë pranë partisë së kancelares.
Ky vendim vjen për ti dhënë një shtysë të mëtejshme negociatave për krijimin e një koalicioni qeverisës.
Partitë në negociata nuk e duan Schaeuble në krye të financave e për këtë arsye duket se falkoi do të jetë i sakrifikuari i parë.
Burime të tjera thonë se, është e pashmangshme që negociatat të zgjasin deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Angela Merkel ka vendosur që deri atëherë, në krye të financave e të jetë Peter Altmaier, i cili aktualisht mban postin e shefit të kabinetit të kancelares.
Schaeuble ka pranuar të zgjidhet në postin e kreut të dhomës së ulët të parlamentit. Zëdhënësi i qeverisë gjermane ndërkohë nuk e mohoi lajmin për Altmaier.
Gjithsesi, kreu i Bundestagut pritet të zgjidhet jo më herët se 24 tetorit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.