Ambasada gjermane: Hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria. Ja çfarë dokumentesh nevojiten
Ambasada gjermane në vend njofton se qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e Diel, 20 qershor, ora 0:00 CET.
Sipas njoftimit që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Ambasada bën me dije se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin por mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen zyrtare të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220?fbclid=IwAR3KfliO7jhuB4uAGdWpZ4hyHQpRDQ_kUSZe821uR-Qk0oZIg7qAxjAWzY0
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.