Amerika regjistron rekord të ri për numrin e infektimeve në një ditë, Trump: “Po ja dalim shumë mirë”
Shtetet e Bashkuara raportuan një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit këtë të Premte, duke vazhduar një valë alarmante dhe duke shkaktuar shqetësime nga ekspertët e shëndetit se kombi mund të ishte në një dimër të vështirë.
Vendi raportoi më shumë se 83,700 raste të reja Covid-19 , duke kaluar rekordin e fundit të rreth 77,300 rasteve të parë më 16 korrik, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.
Rastet e Coronavirus u rritën me 5% ose më shumë gjatë javës së kaluar në 37 shtete që nga e Premtja, sipas një analize të CNBC të të dhënave të Johns Hopkins që përdor një mesatare javore për të zbutur luhatjet në raportimin ditor.
Ndërkohë presidenti Donald Trump vazhdon me deklaratat kontradiktore duke iu thënë mbështetësve se “ne po rrumbullakosim kthesën” ndaj koronavirusit, një frazë që ai e ka përdorur në mënyrë të përsëritur pavarësisht një rritje së shifrave të infeksioneve.
“Tani ne duhet t’i japim guxim vetes, vendit tonë. Ne po ja dalim shumë mirë, po rrumbullakojmë kthesën, numrat tanë janë të pabesueshëm,” i tha Trump turmës.
Ekspertët kanë thënë se vendi po hyn në valën e tij të tretë dhe me shumë mundësi, më vdekjeprurëse në rastet e COVID-19 edhe pse vdekjet nuk janë rritur ende në mënyrë dramatike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.