“Amerikanët nuk do marrin 2000 dollarë për pandeminë” – Kryerepublikani pengon Senatin për marrëveshje
Kërkesa e Donald Trump për stimuj 2,000 dollarësh për amerikanët që luftojnë financiarisht me pandeminë nuk u plotësuam, pasi udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha të Mërkurën se një propozim nga Demokratët nuk kishte “asnjë rrugë realiste për të kaluar Senatin”.
Duke deklaruar se ai nuk do të “ngacmohej” nga demokratët për të miratuar shpejt masën, McConnell në fakt mohoi një kërkesë përfundimtare për veprim legjislativ nga presidenti në ditët në largim të tij.
Trump, i cili mbeti kryesisht i mënjanuar gjatë negociatave, gati sa nuk prishi marrëveshjen kur ai i kërkoi Kongresit më shumë se trefish të madhësisë së pagesave direkte nga 600 në 2,000 dollarë. Në fund të fundit ai u tërhoq dhe nënshkroi ligjin të dielën. Por ai ka vazhduar të presionojë Kongresin për të vepruar, duke shkruar në Tëitter se “600 dollarë nuk janë të mjaftueshme”. Ai gjithashtu i ka quajtur Republikanët “patetikë” për mosveprim dhe sugjeroi që mosveprimi i tyre të ishte një “dëshirë vdekjeje” politike.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.