Analiza e Modulit të Riskut – Takim mbi ndërveprimin e tij me drejtorinë e kontrollit tatimor

Identifikimi dhe manaxhimi i Riskut është duke marrë një rol gjithmonë e më të madh në administratën tatimore.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u organizua takimi mbi analizën dhe ndërveprimin konkret të punonjësve të Drejtorisë së Kontrollit tatimor më këtë modul.
Analizat dhe të dhënat e prodhuara nga Moduli i Riskut janë të rëndësishme për administratën, pasi ato shërbejnë për t’i dhënë prioritet sektorëve dhe tatimpaguesve potencialisht me risk. Rrjedhimisht, strategjia dhe veprimtaria që lidhet me kontrollin janë të mbështetura plotësisht nga këto analiza.
Në takimin e zhvilluar, Vasilika Vjero, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi nga drejtuesit e drejtorive rajonale dhe drejtuesit e kontrollit tatimor “të përdorin këtë instrument me qëllimin final nxitjen e përmbushjes vullnetare dhe garantimin e trajtimit të paanshëm të të gjithë tatimpaguesve”.
Nga analiza e deritanishme e të dhënave të gjeneruara nga ky modul, rezulton se sektorët të cilët duhet të jenë në fokusin e administratës për t’i monitoruara janë: nga sektori i tregtisë – bizneset me xhiro nga 2-5 milionë lekë si dhe nga 5-8 milionë lekë – sektori i hidrokarbureve, si edhe sektorë të tjerë që paraqesin një sjellje të pazakontë duke thyer një apo më shumë rregulla.
Përmirësimi i mëtejshëm i Modulit të Riskut është një proces i vazhdueshëm i cili asistohet dhe mbështetet nga ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.