ANSA: Nëse ka një vend që ka kapërcyer klasifikimet e turizmit, ai është pa asnjë dyshim Shqipëria! Arsyet e rritjes së pabesueshme
Media italiane i kushton sërish vëmendje potencialit turistik të Shqipërisë. Agjencia e Lajmeve Ansa ka postuar një artikull të ‘WolfAgency.It’ ku evidentohet se “nëse ka një vend që ka kapërcyer klasifikimet relative të turizmit dhe të preferencave të udhëtarëve, është pa asnjë dyshim Shqipëria”.
“Vendi i shqiponjave ka regjistruar një rritje konstante dhe gjithnjë e më të fortë vitet e fundit dhe në vitin 2019, ka konfirmuar po këtë tendencë” shkruhet në artikull.
Artikulli vijon më tej me superlativa për Shqipërinë dhe evidenton se arsyeja se pse në pak vite Shqipëria ka dyfishuar numrin e turistëve, lidhet jo vetëm me faktin se potenciali natyror i saj po zbulohet por edhe për arsye ekonomike.
“Por cila është arsyeja e kësaj rritje të pabesueshme? Duke konsideruar faktin se në 2013 turistët ishin rreth 3 milionë dhe tashmë janë dyfishuar nëpak vite? Arsyeja lidhet me disa faktorë. Me siguri bukuria dhe tërheqja që sjell një vend kaq i veçantë, i pasur me perla që duhen zbuluar, kanë përbërë elementin kryesor për këtë boom” shkruhet më tej në artikull. Më tej, artikulli evidenton se raporti cilësi-çmim është “ekstremisht i favorshëm” për turistët.
“Vendimtar është ama edhe pozicioni: Shqipëria është në fakt afër brigjeve më të mëdhenj të Mesdheut dhe e aksesueshme nga një numër i madh vendesh” vijon më tej artikulli.
Në fund, evidentohen edhe disa prej destinacioneve shqiptare, të cilat sipas artikullit, mund të kthehen në vendet më të kërkuara të Europës.
-Velipoja
-Rana e Hedhun
-Kepi i Rodonit
-Durrës-
-Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta
-Vlora
-Karaburun/Sazan
-Palasa
-Dhërmiu
-Jali
-Himara
-Qeparoi
-Porto Palermo, me kalanë e Ali Pashës
-Borshi
-Saranda
-Ksamili
Artikulli origjinal: https://www.ansa.it/pressrelease/economia/2020/10/08/economia-e-turismo-in-albania-ecco-le-mete-piu-gettonate-per-le-vacanze_e4168b28-c741-47ec-ae87-d56737ab4fea.html
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.