Aplikimi për kredi të butë – Procedura hap pas hapi që duhet të ndjekin qytetarët
Qytetarët që duan të aplikojnë për kredi të butë, permes programit të subvencionimit të interesave nga Bashkia e Tiranës, në fazën e parë e cila do të jetë e hapur për aplikime deri më 10 Janar, nuk e kanë të nevojshme të dorëzojnë dokumentacion, por do të plotësojnë vetëm një formular TIP që do t’u vihet në dispozicion në njësinë administrative ku banojë. Kështu, në formluar qytetarët duhet të plotësojnë të dhënat kryesore, si emri, mbiemri, dtaëlindja, qyteti, banimi i aplikantit, si dhe gjendjen familjare të tij sipas certefikatës përkatëse.
Po ashtu kërkohet të deklarohet specifikisht punësimi. Një sektion i formularit, kërkon të dhëna të detajuara mbi kushtet e strehimit në të cilat ndodhet aplikanti, ndërsa më pas janë të renditura pyetje lidhur mbi kushtet familjare dhe kushtet sociale. Në fund, aplikantët deklarojnë të dhëna mbi të ardhurat e tyre familjare ku përfshihen të ardhurat neto nga punësimi, dypunësimi, pagesa e papunësisë, pagesa e ndihmës ekonomike, pensioni, dërgesa nga emigracioni, qira nga prona, transferta të tjera nga të afërm, si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi baza mujore ose vjetore nga trashëgimi, interesa bankarë etj.
Pasi bëhet aplikimimi përes forumalrit TIP, ku nënshkruhet mbi vërtetësinë e tij, Bashkia e Tiranës bën verefikimit e aplikimeve dhe kontakton aplikantët e përzgjedhur, të cilët do të kenë në dispozicion 1 muaj kohë për të bërë gati dokumentacionin përkatës që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit. Dosja e dokumentacionit dorëzohet pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.