Apple dëshiron që iPhone të “zëvendësojë” pasaportat në të ardhmen
Apple ka konsideruar mundësinë e përdorimit të iPhone si një formë identifikimi për përdoruesit e tij. Ai ka krijuar një sistem të sigurt të ruajtjes duke përdorur RFID (Identifikimi i radio frekuencave) i cili ka potencial të përdorë smartphonet si një alternativë në vend të pasaportës.
Kohët e fundit Apple ka paraqitur përpara Zyrës se patentave dhe markave te shteteve të bashkuara një aplikacion për patentë. Sipas këtij aplikacioni është krijuar një sistem që importon kredencialet e identitetit duke përdorur një radio me rreze të shkurtër dhe i ruan ato në një element të sigurt.Me titull “Importi i dokumentit në element të sigurt”, aplikacioni për patentë i Apple përshkruan zbatimin e një sistemi të ruajtjes së sigurt që punon së bashku me teknologjinë RFID për të ruajtur kredencialet e verifikuara nga qeveria. Kjo bëhet gjithashtu dhe për të lejuar smartphone të veprojë si një identitet provues i pasaportës elektronike ose ndonjë forme tjetër dokumenti të verifikueshëm të lëshuar nga qeveria.
Ideja që iPhone të veproje si një provë identiteti ose një pasaporte është mjaft e ngjashme me atë se si pasaportat moderne me një çip RFID punojnë. Çipi elektronik i RFID në një pasaportë përmban informacione të tilla si emri i mbajtësit, data e lindjes, kombësia etj., e cila kontrollohet nga oficerët e sigurisë kur pasaporta kalon përmes një lexuesi të çipave RFID për të verifikuar të dhënat e identifikimit të personit të ruajtur në një vendndodhje të bazës së të dhënave.Sipas aplikacionit për patentë, Apple dëshiron të zbatojë një teknologji të ngjashme duke përdorur çipat RFID për të lehtësuar verifikimin dhe ruajtur kredencialet në një ‘element të sigurt’.
Por, para se të gëzoheni apo shqetësoheni për aspektet e sigurisë, kini parasysh se kjo është vetëm një aplikim për patentë, që do të thotë se nuk është e sigurt nëse teknologjia do të jetë e disponueshme në gjeneratën e ardhshme të iPhone.
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.