Dezinfektantë me bazë alkooli: A kanë filluar bakteret t’i rezistojnë?

Një studim i kryer në Australi zbulon se disa baktere kanë mësuar të “mbrojnë veten” nga dezinfektuesit me bazë alkooli. Tani do të jetë e nevojshme të verifikohet nëse po ndodh e njëjta edhe në vendet tjera në botë.
A e njihni dezinfektantin tipik me bazë alkooli që përdoret në spitale (dhe në shumë vende publike) nëpër botë? Duket se një bakter që zakonisht gjendet tek njeriu, Enterococcus faecium, po bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj këtij lloji të dezinfektuesit, duke shkaktuar kështu një rritje në disa infeksione të zakonshme spitalore.
Sipas studiuesve, në fakt, mostrat bakteriale të mbledhura pas vitit 2010 treguan një tolerancë ndaj llojit të alkoolit që është në bazën e dezinfektuesit 10 herë më i madh se mostrat më të vjetra. Dhe duke analizuar ADN-në e tyre, ata zbuluan se bakteret më rezistente kishin mutacione të ndryshme në gjenet e përfshira në metabolizmin e tyre.
Por, kjo nuk do të thotë që tashmë duhet të ndalojmë së përdoruri dezinfektantët. Të paktën derisa të gjendet një zgjidhje apo të zbulohet se çfarë e shkakton këtë rezistencë të madhe të tyre ndaj alkoolit. Përhapja në rritje e dezinfektuesve në spitale mund të luajë një rol. Por është gjithashtu e mundur që faktorë të tjerë të mund të përfshihen, madje edhe në mënyrë indirekte.
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.