ARRSH apel qytetarëve: Ka rifilluar bora në akset kryesore, kujdes në drejtimin e mjeteve!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë rifilluar reshjet e dëbore në Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Llogara dhe në Tamarë dhe aktualisht mjetet borëpastruese janë në terren.
Sipas njoftimit qarkullimi po vazhdon pa probleme por nisur nga parashikimi i motit reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
ARRSH informon se drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.